Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbjellja e 10 mijë fidanë akacie në Shëngjergj të Tiranës, sot në 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Në ditën e 101-vjetorit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Fakultetit të Shkencave Pyjore dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit morën pjesë në një aktivitetet për mbjelljen e 10 mijë fidanëve në ekonominë pyjore Fag në Shëngjergj.

Në 101-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar që përkon edhe me dekretimin e ligjit të parë shqiptar për pyjet, ministrja Kumbaro publikoi edhe Kalendarin e Aktiviteteve për Vitin e Pyjeve i pasur me plane pyllëzimi, aktivitete e nisma mjedisore për gjithë vitin 2024 duke ftuar të gjitha bashkitë të bëhen pjesë e tij duke e pasuruar me plane pyllëzimi e mbarështimi./ata