Banorët e rrethit të Krujës dhe biznese që preken nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish këtë të diel, duke mbajtur të bllokuar për disa orë aksin Fushë Krujë- Thumanë.
Banorët pretendojnë se nuk kanë asnjë akses në autostradën e re dhe me hyrjen në funksion të saj, izolohen banorët e rrethit të Krujës dhe falimentojnë rreth 1000 biznese që ushtrojnë aktivitetin në këtë aks. Protestës iu bashkuan edhe deputetet e opozitës Merita Bakiu dhe Andia Ulliri.
Banorët paralajmërojnë se nëse nuk marrin zgjidhje, do të dalin në protestë sërish të hënën, duke bllokuar mbikalimin e Fushë Krujës.