“Fuqizimi i gruas rurale në sipërmarrje do të duhet të zgjerohet dhe për këtë ne do të ofrojmë mbështetje maksimale përmes bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë me to”.
Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj gjatë një takimi që zhvilloi me tre përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas.
“Gjatë takimit me Antonelën, Alidën dhe Antonetën të Dhomës Ekonomike të Gruas, dakordësuam mbi rëndësinë e rritjes së përfaqësimit të grave të angazhuara në agrobiznes në panaire lokale dhe ndërkombëtare”, tha Denaj.
Sipas saj, kjo është një mundësi për të promovuar modelin e punës së tyre dhe produktet./ata