Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, uroi sot Talat Xhaferin për kontributin si kryeparlamentar dhe zgjedhjen Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

“Përgëzime kolegut Talat Xhaferi për kontributin si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, për zhvillimin, demokratizimin, europianizimin dhe zhvillimin e të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj dhe mik”, u shpreh Nikolla në një reagim në rrjetet sociale.

“Urime për përmbushjen me sukses të detyrës së Kryeministrit të RMV!”, theksoi Nikolla./ata