Ish-kreu i Parlamentit Europian, Martin Schulz, në konferencën e përbashkët për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u pyet edhe për largimin e të rinjve shqiptarë në drejtim të Gjermanisë.

 

Ai e pranoi këtë fakt dhe ndërsa vlerësoi punën e qeverisë shqiptare në përgjithësi, u shpreh se fokusi duhet të jetë më i madh te punësimi.

 

 

“Të rinjtë po ikin. Qeveria ka bërë një punë shumë të mirë, megjithatë duhet të fokusohet më shumë te pjesa e punësimit”, tha Schulz.