Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan lidhur me çështjen e Gazës tha se "Ftoj komunitetin ndërkombëtar të marrë masa për parandalimin e shkatërrimit të 2 milionë njerëzve të marrë peng, me uri dhe sëmundje epidemike".

Fidan foli në një konferencë të përbashkët për media të mbajtur në Tiranë pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Duke tërhequr vëmendjen mbi tragjedinë që vazhdon në Gaza, Fidan vuri theksin se para syve të botës, vazhdon prej ditësh masakrimi i dhjetëra mijëra palestinezëve të pafajshëm.

Pasi bëri të ditur se në pikën e arritur ndodhen përballë një tragjedie tjetër, Fidan tha: "Derisa kemi humbur mijëra njerëz nga plumbat dhe bombat, tani jemi përballë rrezikut që miliona palestinezë të marrë peng në Gaza nga Izraeli të masakrohen nga uria dhe epidemitë. Mos lejimi i hyrjes së ndihmave humanitare, i produkteve mjekësore në Gaza, aktualisht janë lajmëtar i një fatkeqësie të madhe brenda".

Ai tha se përpjekja dhe qëllimi i mirë që komuniteti ndërkombëtar ka treguar deri më tani nuk e ka bërë të mundur dërgimin e ndihmës së nevojshme brenda. "Për këtë arsye nga këtu ftoj komunitetin ndërkombëtar të marrë masa për parandalimin e shkatërrimit të 2 milionë njerëzve të marrë peng, me uri dhe sëmundje epidemike. Në të kundërtën mund të jetë shumë vonë", theksoi Fidan.

Pasi tërhoqi vëmendjen se përveç njerëzve që vdesin nga bombat dhe plumbat, edhe qindra mijëra njerëz të tjerë mund të humbin jetën nga uria, potencoi Fidan duke shtuar se kjo do të jetë një barrë e madhe ndërgjegjeje të cilën opinionin botëror nuk mund ta mbartë.

Kryediplomati turk Fidan nënvizoi se duhet të mundësohet dërgimi i ndihmave në Gaza duke dalë jashtë metodave aktuale./aa