Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Bledi Çuçi, e cilëson anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si një sukses tjetër plotësisht të merituar.

Çuçi tha sot se ky sukses vjen si punës nga Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare.

“Kosova në rrugën pa kthim drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Votimi i sotëm në Asamblenë Parlamentare është një sukses tjetër e plotësisht i merituar. Sukses i jashtëzakonshëm falë punës së Prishtinës e Tiranës zyrtare dhe i ndihmës tejet të çmueshme të miqve e aleatëve tanë. Besimplotë se edhe Komiteti i Ministrave në maj do ta mbështesë vendimin. Kosova ka të drejtë dhe i ka përmbushur kushtet për t’u anëtarësuar në KiE”, tha Çuçi.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi sot pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë. Pro votuan 171 deputetë, kundër ishin 29, kurse 11 abstenuan./ata