Gazmend Bardhi tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me grupin parlamentar të PD se nuk do të firmosë asnjë vendim që bie ndesh me statusin e Partisë Demokratike.

 

“Përgjigjja ime e vetme sot është që sekretari i përgjithshëm i partisë demokratike është i vendosur të zbatojë statusin e Partisë Demokratike. Çdokush tjetër që ka vendosur të ecë para në procese anti- statutore bën zgjedhjen e tij. Unë kam zgjedhjen time me koherencë të plotë dhe zgjedh statutin, rregullat të cilat përcaktojnë bashkëjetesën brenda Partisë Demokratike”,-tha Gazmend Badhi.