Forcat izraelite vranë një palestinez në qytetin e Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në lajmit e agjencisë zyrtare palestineze WAFA, thuhet se një palestinez, që mendohet se ishte student, është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë në hyrje të qytetit Tuku në juglindje të Betlehemit.
Sipas dëshmitarëve okularë, ushtarët izraelitë kanë bllokuar hyrjen dhe daljen e zonës ku kanë vrarë të riun palestinez dhe kanë penguar ambulancën të ndërhyjë.
Informacioni në lidhje me identitetin e palestinezit të vrarë nuk është dhënë ende.
- Ka humbur jetën një tjetër palestinez i cili u plagos rëndë nga ushtarët izraelitë
Ushtarët izraelitë vranë dy palestinezë dhe plagosën rëndë një në Bregun Perëndimor të pushtuar sot.
Ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se i riu palestinez Muhenned Ismail, i cili u plagos nga ushtarët izraelitë në Dura të Hebronit në mëngjes, ndërroi jetë në spital.
Të paktën 377 palestinezë janë vrarë në sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve të paligjshëm hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin e pushtuar që nga 7 tetori 2023./aa