Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu dhe homologu i tij armen Suren Papikyan kanë nënshkruar një marrëveshje lidhur me shitjen e sistemit të artilerisë "Caesar" Armenisë.
 

Në një deklaratë të dhënë nëpërmjet llogarisë së tij në X, ministri francez njoftoi se ata u takuan me Papikyan në kuadër të "Eurosatory", aktivitetit më të madh të industrisë së mbrojtjes në Evropë.
 

Lecornu vuri në dukje se takimi i tyre me Papikyan ishte produktiv, duke shtuar se dy shtetet do të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e tyre të mbrojtjes.
 

Ndërkaq, ministri tregoi se kanë nënshkruar marrëveshje me Papikyan për shitjen e sistemit të artilerisë franceze "Caesar".
 

Sistemet e artilerisë "Caesar" prodhohen nga kompania franceze e industrisë së mbrojtjes "Nexter"./TRT