Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po zhvillon vizitë zyrtare në Kosovë, ku fillimisht është pritur me një ceremoni shtetërore nga presidentja Vjosa Osmani.

 

Pas kësaj ceremonie, të dy presidentët shqiptarë do të vazhdojnë takimin. Ndërkohë, sot Begaj do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të marrë pjesë në koncertin e Filarmonisë së Kosovës, për nder të 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

 

Ai nesër do të mbajë fjalën e rastit në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës. /KosovaPress/