Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se negociatorët, që synojnë të ndërmjetësojnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi palestinez Hamas, kanë zhvilluar një “kornizë” që mund të çojë në një marrëveshje eventuale.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, bisedimet në vazhdim i përshkroi si “konstruktive”, por pohoi se derisa është bërë përparim nuk ka një “marrëveshje që është në tryezë dhe gati për t’u shpallur”.
“Ne mendojmë se ka një kornizë këtu për një marrëveshje tjetër pengjesh që mund të bëjë vërtet një ndryshim për sa i përket nxjerrjes së më shumë pengjeve, marrjes së më shumë ndihmave dhe në fakt uljes së dhunës. Dhe, kjo reduktonte, natyrisht, viktimat civile”, tha Kirby gjatë një interviste me rrjetin televiziv ‘MSNBC’.
“Shumë premtime këtu, por përsëri, dua të jem shumë i qartë se ka ende diplomaci përpara nesh, ende shumë diskutime për të ndodhur përpara se të arrijmë atje”, shtoi ai.
Të enjten, gazeta ‘Washington Post’ raportoi se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, po dërgon drejtorin e CIA-s, William Burns, jashtë vendit në një mision për të ndihmuar ndërmjetësimin e marrëveshjes së madhe.
Sipas gazetës, Burns po dërgohet në Evropë për të marrë pjesë në bisedime me një treshe zyrtarësh rajonal, duke përfshirë homologët e tij izraelit dhe egjiptian, si dhe kryeministrin e Katarin.
Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë udhëtimin e kreut të CIA-s kur u pyet nga gazetarët.
Dje, Autoriteti i Transmetimit Izraelit raportoi se është bërë përparim në negociatat pas përfundimit të samitit të djeshëm në kryeqytetin francez Paris.
Egjipti dhe Katari kanë qenë bashkëbiseduesit kryesor midis Izraelit dhe Hamasit në mes të luftës së vazhdueshme në Gaza dhe kanë ndihmuar në ndërprerjen e përkohshme të luftimeve, të cilat që nga tetori kanë vrarë të paktën 26.420 njerëz në territorin bregdetar, shumica dërrmuese e të cilëve kanë qenë gra dhe fëmijë.
Më vonë, zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, lëshoi një deklaratë ku ai pranoi se Burns ishte i pranishëm, por tha se “ka ende boshllëqe të rëndësishme që palët do të vazhdojnë t’i diskutojnë në takime të ndërsjella shtesë që do të mbahen këtë javë”.
Izraeli ka kryer një bombardim gjithëpërfshirës dhe pushtim të Rripit të Gazës në hakmarrje për një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor, ku sipas autoriteteve izraelte besohet se janë vrarë rreth 1.200 izraelitë.
Izraelit gjithashtu ka synuar të kufizojë ashpër rrjedhën e ndihmës ndërkombëtare në enklavën bregdetare, e cila ka qenë nën një bllokadë 17-vjeçare izraelite.
Marrëveshja që po negociohet do të përfshijë lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të asaj që ‘Washington Post’ e quajti “ndërprerja më e gjatë e armiqësive që nga fillimi i luftës vitin e kaluar”.
Mbetet e paqartë se sa kohë mund të zgjasë, por sipas raporteve të shumta Izraeli së fundmi propozoi një qetësim 60-ditor në luftën e tij në këmbim të lirimit të të gjitha pengjeve./aa