Qeveria në rajonin e Andaluzisë së Spanjës ka miratuar dekretin e katërt të masave kundër thatësirës, me një fond prej 200 milionë euros.

Sipas radios spanjolle ‘Cadena COPE’, njoftimi i miratimit u bë nga Juan Manuel Moreno, presidenti i qeverisë andaluziane, në fjalimin e tij në një takim të komitetit të ekspertëve për monitorimin e thatësirës në Sevilje.

Moreno tha se 50 milionë euro nga shuma totale do të ndahen për masat e ndihmës për sektorin agro-ushqimor.

Duke i kujtuar sektorit privat dhe qytetarëve për përgjegjësinë e tyre në përdorimin e ujit, Moreno tha se “jemi në një situatë ekstreme dhe nuk bëhet fjalë për alarm, por për të qenë realist”.

Ai theksoi se të gjithë duhet të “bëjnë një përpjekje të madhe për të frenuar konsumin e ujit”.

“Duhen të paktën 30 ditë reshje të vazhdueshme”, tha Moreno, duke shtuar se vera do të fillojë me kufizime të ujit në qytete rajonale si Sevilja, Cordoba apo Malaga, si dhe në zonat bregdetare.

Dekreti i katërt për thatësirën u këshillua më 18 janar gjatë mbledhjes së një komiteti ekspertësh. Dekreti i mëparshëm është miratuar në fund të muajit prill, me 163 milionë euro./aa