Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim zyrtar presidentin e FIA-s, Mohammed Ben Sulayem.

Gonxhja bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimin e motorsportit në Shqipëri, me fokus të veçantë të ardhmen e Auto Moto Park, në Elbasan.

“Diskutuam tema vendimtare si edukimi mbi sigurinë rrugore dhe zhvillimi i motorsportit në Shqipëri, me fokus të veçantë të ardhmen e Auto Moto Park, në Elbasan. Dakordësuam mbështetjen entuziaste të FIA për ngritjen e kapaciteteve njerëzore me bursa të dedikuara për profile inxhinierike, ligjore dhe motorsportive në vigjilje të zbatimit të projektit të AMP”, u shpreh ministri.

Ministri Gonxhja paralajmëroi mbajtjen e një aktiviteti të madh ndërkombëtar, multidisiplinor, motorsportiv të FIA-s së shpejti në Shqipëri.

“Së bashku po përshpejtojmë drejt një peizazhi automobilistik më të sigurt dhe më zhvillues për vendin”, u shpreh ai./ata