Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se zhvillimi i stërvitjes ushtarake të NATO-s përbën kërcënim për Rusinë.
Në një deklaratë për gazetarët në kryeqytetin Moskë, lidhur me çështjet aktuale mbi stërvitjen "Steadfast Defender 2024" që po zhvillon NATO, Peskov deklaroi se kjo përbën kërcënim për Rusinë.
"NATO vazhdon të përmbushë rolin e saj për të krijuar kërcënim kundër nesh. Kështu e shikojmë këtë. Po merren masat e nevojshme kundër kësaj", shtoi më tej Peskov.
Pasi tërhoqi vëmendjen se për dhjetëra vite aleanca ka tërhequr infrastrukturën e saj drejt kufijve të Rusisë, Peskov theksoi se NATO drejtohet nga SHBA-ja dhe se është "mjet lufte".
Më tej Peskov foli lidhur me pretendimet për shkarkimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi dhe bëri të ditur se po e ndjekin situatën lidhur me këtë çështje.
"Administrata e Kievit ka shumë probleme. Kundërsulmet e dështuara dhe problemet në fronte shkaktojnë rritjen e kontradiktave mes përfaqësuesve të administratës. Këto kontradikta do të rriten për sa kohë që operacioni ushtarak special do të vazhdojë me sukses", tha ndër të tjera Peskov.
Ai më tej shpjegoi se vazhdon procesi i hetimit lidhur me ngjarjen e goditjes së avionit rus javën e kaluar në rajonin Belgorod, brenda të cilit ndodheshin 74 persona, përfshirë edhe 65 pengje ukrainase./aa