Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka propozuar zgjatjen për një vit të pezullimit të detyrimeve për importet nga Ukraina.

“Kjo është bërë në përputhje me angazhimet e BE-së për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa duhet”, thuhet në deklaratë.

Ky vendim, i quajtur Masa Tregtare Autonome (ATM), ka qenë në fuqi që nga qershori i vitit 2022 për të ndihmuar ekonominë ukrainase gjatë luftës së Rusisë ndaj Moskës, që nisi në shkurt të vitit 2022.

Sot, Komisioni Evropian propozoi zgjatjen e pezullimit të detyrimeve të importit dhe kuotave për eksportet e Ukrainës në BE për një vit tjetër, duke përforcuar mbrojtjen për produktet e ndjeshme bujqësore të BE-së.

Mes anëtarëve të BE-së, fqinji i Ukrainës, Polonia, është ankuar për mallrat ukrainase që kërcënojnë mallrat e prodhuesve vendas./aa