Është shtyrë  seanca për shqyrtimin e kërkesës së ish- kryeministrit Sali Berisha, në kundërshtim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.

“Në GJKKO ka nisur shqyrtimi i kërkesës së ish kryeministrit Berisha, ku ka kundërshtuar vendimin e SPAK për refuzimin ne kërkesës për pjesëmarrje në seancë plenare. Vetë Berisha nuk është i pranishëm në sallë po r po përfaqësohet nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi”, ka raportuar Lala.

Sali Berisha është marrë i pandehur për abuzime me privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

Prokuroria shprehet se nga ana e ish-kryeministrit është konsumuar vepra penale e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.