Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nda drejtësia e re që të nisë hetimin për Monika Kryemadhin nëse ka marrë para nga rusët në kompani offshore. Për kreun e qeverisë kjo është një emergjencë kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa theksoi se kjo është një punë peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë.

 

‘Këto rublat paskan qenë shejtan i madh na kanë marrë shokë e shoqe në qafë, por përtej asaj që komentojmë ne, që drejtësia e re do të japi përgjigje kësaj pasi kjo është një çështje e një emergjencë të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare. Në jemi vend i NATO-së dhe kjo përzierje me offshore e lidhje kanalesh që çojnë para në drejtim të parave që këtu duan të sjellin lirinë është problem i madh pasi drejtësia duhet ta hetojë më urgjencë. Edhe arkat me peshk nuk duhen marrë dhe duhen dënuar, por kjo nuk është më punë peshqish por peshkaqenësh që kanë hyrë në territorin e vendimmarrjes në Shqipëri dhe procesin e zgjedhjeve duke paraqitur kandidatë dhe kandidate peshkaqenë. Drejtësia duhet të merret me këtë.’- u shpreh Rama.