Kolonët fanatikë hebrenj shkatërruan qindra pemë ulliri dhe bajame që u përkisnin fermerëve palestinezë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze, 'WAFA' kolonët hebrenj sulmuan kopshtin e ullinjve dhe bajameve të Gazi Anter-it, një fermer palestinez me banim në Nablus.

Në lajm thuhet se "kolonët hebrenj përfituan nga moti me shi dhe hynë në kopshtin e palestinezit dhe prenë 450 pemë dhe fidanë në kopsht".

Fermeri palestinez Anter tha se kolonët hebrenj e kanë dëmtuar kopshtin e tij 4 herë në dy vitet e fundit.

Më shumë se 700 mijë kolonë hebrenj jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor. Sipas ligjit ndërkombëtar, vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Kolonët hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor./aa