Ditën e sotme në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi "TIMS". Ditën e sotme në këtë seancë do të thirren si dëshmitarë të propozuar nga Partia Socialiste edhe Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi. 

Por për të marrë në pyetje Berishën, komisioni hetimor për TIMS duhet marrë miratimin nga SPAK, pasi Berisha që prej 30 dhjetorit ndodhet në arrest shtëpie për çështjen "Partizani". Deri tani kërkesat e avokatëve që Berisha të lejohet për të shkuar në seancë janë rrëzuar nga të gjitha shkallët e gjykatave.

Në mbledhjen e fundit, kreu i Komisionit për ndërhyrjet në sistemin TIMS, Ervin Salianji zbardhi edhe listën e plotë të dëshmitarëve që pritet të merren në pyetje. Në listën e publikuar është edhe emri i kryeministrit Edi Rama. Në këtë listë është edhe Bledi Çuçi i cili do të dëshmojë si ish-ministër i Brendshëm si dhe Muhamet Rrumbullaku si drejtues i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Lista e dëshmitarëve: 

Salianji deklaroi se do të thirren për të dëshmuar;

Edi Rama- Kryeminister

Taulant Balla- minister i Brenshem

Muhamet Rrumbullaku- drejtori i Pergjitshem i Policisë së Shtetit

Florian Sulejamani- Kreu i AMP

Beldi Cuci- ne cilesine e ish-ministrit te Brenshem

Gledis Nano – ne cilesine e ish-drejtorit te Policise se Shtetit

Ardi Veliu – ne cilesine e ish-kreut te AMP

Zef Laska

Neritan Nallbati

Dorian Tola

Ervin Muca

Ervina Gjana

Besian tanuzi

Enri Ndoni

Ardit Muca

Elona Gogo

Erladin Ndreca

Enkli Hoxha

Ergis Hidri

Lubica Dervishaj

Luljeta Collaku

Albana Vrapi

Arben Babaj

Ervis Hysi

Ermal Beqiri

Nevila Xoxa