Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan sot në Gjirokastër, Strategjinë Kombëtare të Agroturizmit, një plan i qeverisë shqiptare për zhvillimin e agroturizmit, si shprehje e mikpritjes unike dhe cilësore, që çdo vit hap dyert për më shumë turistë që vizitojnë vendin tonë.
Ministrja Denaj bëri të ditur në fjalën e saj se përmes kësaj strategjie do të zbatohet një qasje e bujqësisë gjithëpërfshirëse, me zinxhir vlere më të fortë, për të siguruar më shumë prodhim dhe më shumë të ardhura për komunitetet në zonat rurale, duke ruajtur biodiversitetin e territorit dhe fshatit shqiptar.
“Së bashku do të vijojmë punën me një plan masash konkret, për rritjen e numrit të agroturizmave të certifikuar, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e punësimit, me përfshirjen e më shumë të rinjve në sipërmarrje dhe angazhimin e më shumë fermave në afërsi të agroturizmit”, u shpreh ajo./ata