Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka zhvilluar bisedë telefonike me presidenten e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen.

Në deklaratën me shkrim të Shtëpisë së Bardhë thuhet se gjatë bisedës Biden ka shprehur kënaqësinë për marrëveshjen e BE-së për një paketë mbështetjeje prej 50 miliardë euro shtesë për Ukrainën nga buxheti i saj.

Von der Leyen tha se është kritike të vazhdohet mbështetja e ofruar nga SHBA-ja për vetëmbrojtjen e Ukrainës.

Në samitin e liderëve të mbajtur dje në Bruksel, BE-ja ra dakord për një paketë shtesë prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën./aa