Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës njoftoi se kanë shkatërruar anijen raketore "Ivanovets" të flotës ruse të Detit të Zi.
Në një deklaratë nga drejtoria thuhet se gjatë natës është kryer një operacion special kundër një anijeje të flotës ruse të Detit të Zi.
"Ushtarët e njësisë speciale 'Grupi 13' të lidhur me Drejtorinë kryesore të Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, në natën mes 31 janarit dhe 1 shkurtit, shkatërruam anijen raketore 'Ivanovets' të flotës ruse të Detit të Zi", thuhet në deklaratë.
Gjatë operacionit, anija në fjalë ndodhej në liqenin Donuzlav në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në mënyrë të paligjshme, theksohet në deklaratë. "Si rezultat i një sërë goditjesh në pjesën fundore, anija ruse u dëmtua në masën që nuk mund të lëvizte më. 'Ivanovets' u shtri anash dhe u fundos", thuhet më tej.
Në deklaratë theksohet se kostoja e anijes në fjalë është rreth 60-70 milionë dollarë./aa