Ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 14 palestinezë të tjerë në 24 orët e fundit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës thuhet se ushtarët izraelitë kanë vazhduar bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Theksohet se në 24 orët e fundit ushtarët izraelitë arrestuan të paktën 14 palestinezë, duke përfshirë fëmijë dhe ish-të burgosur në qytetet Jericho, Ramallah, Al-Khalil dhe në Jenin në Bregun Perëndimor në pushtim.
Gjithashtu thuhet se gjatë bastisjeve ushtarët shkatërruan shtëpitë e palestinezëve dhe i keqtrajtuan ata.
Në Bregun Perëndimor të pushtuar ka arritur në 8.890 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori i vitit 2023 e deri më tani.
Që nga 7 tetori kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa