Deputeti i PS, Petro Koçi i ftuar në studion e emisionit “Frontline” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv tha se nëse SPAK nuk heton ata që i quajti ‘oligarkë’, në Shqipëri nuk mund të bëhet drejtësi.

“SPAK ka vepruar ndaj krimit të organizuar por jo ndaj zyrtarëve të lartë, jo ndaj oligarkëve. Mendoj se po nuk u prekën oligarkët prek sa të duash politikanë, nuk ke bërë drejtësi në Shqipëri. Sepse janë çështje që ngatërrohen mes politikanëve dhe oligarkëve. Po them një gjë që e kam bindje absolute, nëse nuk preken edhe oligarkët, në këtë vend nuk bëhet drejtësi”- tha deputeti.