Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka fituar vetëm 7 bashki nga 61 bashki të vendit në zgjedhjet e 14 majit.

 

Por edhe pse ka marrë kryesimin në këto bashki, sipas të dhënave të Komisionit qendror të zgjedhjeve rezulton se Partia Socialiste krahas koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka siguruar më shumë anëtarë të këshillit bashkiak.

 

Sipas rezultateve të deri tanishme për Hasin, Fushë Arrësin, në Pukë, Mirditë, Himarë e Memaliaj, Partia Socialiste ka nxjerrë më shumë këshilltarë se koalicioni Bashkë Fitojmë, ndërsa në Kavajë numërimi nuk ka nisur akoma.

 

Në Fushë Arrëz dhe Pukë është mbyllur numërimi ku sipas rezultateve më shumë mandate ka marrë Partia Socialdemokrate me 3 mandate në Fushë Arrëz dhe po ashtu edhe në Pukë me 4 mandate.

 

Fushë Arrëz: Ka 15 Mandate për Këshill Bashkiak. Rezulton e para Partia Socialdemokrate me 13.22% të votave. E përkthyer në mandate, PSD ka fituar 3 mandate. Po njësoj ka fituar edhe PAA-ja që ka marrë 13.06% të votave. Partia Socialiste dhe Partia Kristian Demokrate kanë fituar nga 2 mandate. Ndërsa nga 1 mandat kanë marrë “Bashkë Fitojmë”, PDIU, ALD, PD dhe FRD.

 

Pukë: Ka 15 mandate në Këshillin Bashkiak. Edhe këtu kryeson PSD me 4 mandate. Partia Socialiste dhe Aleanca Arbnore Kombëtare kanë marrë nga 2 mandate. Nga 1 mandat shkon për “BF”, PD, FRD, PADSH, Partia Demokracia Sociale, Fronti i Majtë dhe Partia Balli Kombëtar.

 

Has janë numëruar 19 nga 28 kutitë që ka në total deri më tani PS ka 4 anëtarë, Bashkë Fitojmë 3, PAA 2, PR 1, PSD 2, PD 1, LZHK 2, PDIU 1, AAK 1, PBK 1, PGJ 2 dhe PKKA 1.

 

Mirditë janë numëruar 18 nga 48 kutitë në total, ku Bashkë Fitojmë ka 2 anëtarë, PS 4, PAA 1, PSD 4, ALD 1, PD 2, LZHK 2, FRD 2, PDIU 1, AAK 1, Nisma Thurje 1.

 

Himarë janë numëruar 7 nga 36 kutitë në total,deri më tani Partia Socilaiste ka fituar 9 anëtarë, Bashkë Fitojmë 5, PSD 2, AAK 2 dhe MEGA 3.

 

Memaliaj janë numëruar 25 nga 27 kutitë në total dhe kryeson PS me 7 anëtarë. Bashkë Fitojmë me 3, PAA 1, PDS 1, PSD 1 dhe PD 2.