Në 32-vjetorin e krijimit të Policisë Ushtarake, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, e cilësoi këtë strukturë si një njësi elitë e Forcave të Armatosura.
 
“Ata burra dhe gra të guximshëm që veprojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm në çdo situatë, meritojnë vlerësimin tonë të thellë”, u shpreh ai.
 
Peleshi nënvizoi se “me devotshmëri dhe përkushtim të pashoq, efektivët e Policisë Ushtarake kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e sigurisë dhe mbarëvajtjes së detyrave të Forcave të Armatosura”.
 
“Krenarë për punën e bërë në këto vite dhe për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e interesave tona kombëtare dhe në promovimin e vlerave të NATO-s”, u shpreh Peleshi./ata