Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Klodian Kapidanin i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

 

Ai ka deklaruar para togave të zeza se bisedat janë zhvilluar kryesisht me bashkëshorten e tij. Ndërkohë Kapedani i kërkoi gjykatës masë më të butë sigurie se “Arresti në burg” me argumentin se ka një vajzë të vogël 2-vjeçare të sëmurë, për të cilën tha se duhet të përkujdeset, kërkesë e cila nuk iu pranua.

 

Të premten e kaluar ai u arrestua pasi Prokuroria e Posaçme e akuzon për blerje votash në Kavajë, teksa u zbulua nga përgjimet telefonike.

 

Këto përgjime kryheshin për shkak të një hetimi  për vepra të tjera penale që nuk lidhen e shit-blerje votash.