Shqiptarët rritën konsumin e kafes përgjatë vitit të kaluar.
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se sasia e kafes së importuar gjatë vitit 2023, shënoi rritje me rreth 963 tonë, krahasuar me vitin 2022.
Gjatë vitit 2023 u zhdoganuan 8 612 tonë kafe, nga 7 649 tonë të importuara gjatë vitit 2022.
Vendet kryesore nga të cilat importohet kafeja drejt vendit tonë janë Greqia dhe Italia./ata