Që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) ka urdhëruar masa të përkohshme kundër Izraelit në Rripin e Gazës, ku ushtria i ka privuar me forcë njerëzit nga ushqimi dhe uji, Izraeli ka vrarë 1.048 palestinezë dhe ka plagosur 1800 të tjerë.
Në ditën e 119-të, forcat izraelite vazhduan sulmet e tyre në Rripin e Gazës, duke shpërfillur ligjin ndërkombëtar dhe duke shkaktuar një katastrofë humanitare duke zhvendosur shumicën dërrmuese të popullsisë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, që kur GJND-ja dha vendimin kundër Izraelit më 26 janar, ushtria izraelite ka kryer 108 masakra në Gaza.
Që nga 27 janari, ushtria izraelite ka vrarë 1.048 palestinezë dhe ka plagosur 1.800 në Gaza.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar nga Hamasi tetorin e kaluar.
Në sulmet izraelite janë vrarë më shumë se 26 mij; njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe janë zhvendosur 85 për qind të popullsisë së enklavës së bllokuar. Izraeli thotë se 1200 njerëz u vranë në sulmin fillestar të Hamasit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, në vendimin e saj të përkohshëm në rastin e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut, urdhëroi Izraelin të parandalojë aktet e gjenocidit në Gaza dhe të mundësojë ofrimin e shërbimeve bazë të nevojshme urgjentisht dhe ndihmës humanitare për të trajtuar kushtet e pafavorshme të jetës me të cilat përballen palestinezët.
Tel Avivi gjithashtu duhet të paraqesë një raport në GJND për të gjitha masat e marra për zbatimin e këtij urdhri brenda një muaji./aa