Në orët e mëngjesit Izraeli ka vrarë 19 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë në Rripin e Gazës në të cilin vazhdon sulmet që nga 7 tetori 2023.
Në lajmin e agjencisë zyrtare palestineze WAFA thuhet se "18 persona ranë dëshmorë si pasojë e bombardimit nga avionët luftarakë të forcave pushtuese ndaj 3 shtëpive në Deri Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës dhe në Rafah në jug".
Në mesin e personave që humbën jetën ka gra dhe fëmijë, thuhet në lajmin ku informohet se si pasojë e sulmeve janë plagosur edhe dhjetëra palestinezë.
Një palestinez u vra nga snajperët në lagjen Nasser që ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës.
Derisa sulmet e Izraelit vazhdojnë në ditën e 120-të ndaj Gazës, vihet në dukje se zonat industriale dhe ndërtesat e arsimit, përfshirë dhe shumë zona civile të Gazës janë bombarduar në mënyrë intensive nga ajri dhe toka.
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 11.500 fëmijë dhe 8 mijë gra janë vrarë 27.131 palestinezë si dhe janë plagosur 66.287 të tjerë.
Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./aa