Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi dje Letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Pas Ceremonisë, Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i  pranishëm  edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Dadiç, ku u diskutua për marrëdhëniet dy palëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët, njoftoi sot ambasada shqiptare në Beograd./ata