Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar për rritjen e pagës minimale.
Tabaku u shpreh se shtesa e mesme do të mbitaksohet pasi do të paguajë 16 milionë euro shtesë. Sakaq ka shtuar se ‘taksat që merren nga shtresa e mesme përkthehen në koncesione korruptive’.
“Mirëmëngjes dhe javë të mbarë,16 milionë euro shtesë do të paguajë shtresa e mesme vetëm si rezultat i rritjes së pagës minimale. Kjo, shtuar me 23% për të gjithë të vetëpunësuarit do të jetë një barrë shumë e rëndë për shtresën e mesme.
Në vend që në Shqipëri të promovohet e të mbështetet puna dhe talenti, fatkeqësisht kjo nuk ndodh. Shtresa e mesme e cila duhet të ishte motorri i zhvillimit të një vendi, sot është e mbitaksuar, e këto taksa që merren nga shtresa e mesme përkthehen në konçesione korruptive, të cilat në fund të ditës nuk i shkojnë pjesës më të madhe të shoqërisë.
Unë besoj që problemi është te sistemi, te sistemi i ngritur, i cili penalizon punën, i cili penalizon talentin e nuk e mbështet talentin. Kjo në fund të ditës përkthehet në një kapje shteti. Pa e ndihmuar dhe mbështetur shtresën e mesme ne nuk i themi dot stop emigracionit masiv”, tha Tabaku.