Siç Shqipëria ka patur një mbret, ka patur gjithashtu dhe një princeshë. Dhe ndryshe nga i pari që ka qenë shqiptar, e dyta ka qenë e huaj.

Kështu, Arkivi Shtetëror sjell në vëmendje princeshën Sofi, në përvjetorin e ikjes nga kjo botë.

“Si sot, më 3 shkurt 1936, ndërroi jetë ‘Sofia e Shqipnis’.

Sophie Helene Cecilie von Schönburg-Waldenburg (zu Wied) ishte bashkëshortja e Mbretit Wied (Wilhelm Friedrich Heinrich Prinz zu Wied). Princesha Sofi u bë Mbretëreshë e Shqipërisë, kur i shoqi, Princi Wied, u shpall Mbret i Shqipërisë. Më 21 shkurt të 1914-ës, çifti mbretëror priti në pallatin e tyre në Nojvid, delegacionin shqiptar që u ofroi kurorën. Prej atij momenti, princesha Sofi do të njihej si “princeshë e shqiptarëve”, titull që do ta ruante deri në vitin 1925, kur Shqipëria u shpall Republikë, me Ahmet Zogun president”, shkruan shkurt Arkivi. /tesheshi.com/