Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet ShpëtimIdrizi, ka prezantuar logon që do të shoqërojë të gjitha aktivitetet në kujtim të 80-vjetorit të masakrës së popullsisë çame.
Në një aktivitet organizuar në nderim të atdhetarit çam Hasan Tahsin, drejtuesi i PDIU-së tha se fjalët e tij “rendja pas interesit personal ka bjerrë atë që gjithë shqiptarët të bashkohen tek gjuha shqipe dhe ideali kombëtar”, janë më aktuale se kurrë.
Shpëtim Idrizi u shpreh se ky është një vit i rëndësishëm për komunitetin çam, pasi mbushen plot 80 vite nga masakra dhe gjenocide mbi shqiptarët e Çamërisë.
Për Shpëtim Idrizin, Hasan Tahsin është nderi i shqiptarëve të Çamërisë dhe gjithë kombit shqiptar.