Qeveria ka në fokus të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.

Kyeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale foto nga ndeshja mes vajzave të ekipeve të volejbollit të gjimnazeve të Tiranës “Çajupi” dhe “Sami Frashëri”.

“Spektakël dhe shumë emocion dhuroi ndeshja mes vajzave të ekipeve të volejbollit të gjimnazeve të Tiranës “Çajupi” dhe “Sami Frashëri”, ku është jetësuar, Lëvizja Sportive në Shkolla”, shkroi Rama.

Rama tha se, 10 mijë nxënës të shkollave në vend, pjesë e ekipeve sportive, janë pajisur me uniforma të reja dhe pajisje sportive nga KOKSH. me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

“Financojmë ne buxhetin 2024 hapjen e kantiereve të reja në shkolla, për ndërtimin dhe përmirësimin e palestrave dhe fushave sportive”, u shpreh Rama./ata