Humbja me Poloninë i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen e dy pozicioneve në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

 

Në azhornimin e bërë së fundmi, kombëtarja kuqezi renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se muaji i kaluar.Skuadra e drejtuar nga braziliani Sylvinho, nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv në Varshavë, edhe pse zhvilloi një takim pozitiv.

 

Polonia triumfoi 1-0 sfidën e parë eliminatore të Euro 2024.

Sa i takon Kosovës, dardanët nuk kanë ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë muaj në vendin numër 107.

 

Skuadra e Giresse barazoi në dy ndeshjet e para në kualifikueset e kampionatit europian.

 

Fillimisht barazuan 1-1 me Izraelin në Tel Aviv. Tri ditë më vonë, Kosova zhgënjeu në “Fadil Vokrri” duke u ndaluar nga Andorra me të njëjtin rezultat.