Shijaku mirëpriti sot 1000 motoristë nga 14 vende të ndryshme të botës. Aktiviteti u organizua nga shoqata “Albania Bikers” në bashkëpunim me bashkinë e Shijakut dhe me mbështetjen e kryetarit Elton Arbana.

Motoristët u nisën nga qendra e qytetit të Shijakut, më pas në zonës e Shilores, Maminas, autostradë, për të vazhduar deri pranë rrugës së portit dhe më tej për t’u rikthyer në Shijak.

Ky aktivitet organizohet për të tretin vit radhazi, ku bashkia e Shijakut ka qenë pritësja duke i hapur dyert dhe mbështetur këtë organizim, i cili për herë të parë në Shqipëri është organizuar në këtë qytet.

Më tej aktiviteti vazhdoi me një koncert me këngëtarë të ftuar si: Valbona Halili, Erik Lloshi dhe Xheisara, të cilët krijuan një mbrëmje festive në qendër të Shijakut./ata