Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot emërimin e Denion Meidanit si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Begaj dekretoi gjithashtu lirimin nga detyra të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka.

Meidani më herët ka mbajtur pozicione publike si ai Drejtorit të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe këshilltar i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë. Ai nënvizoi se një ndër prioritetet e tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe avancimi i marrëdhënieve mes dy vendeve./ata