Forcat izraelite edhe në ditën e 121-të kanë vazhduar sulmet e tyre ndaj Rripit të Gazës në të cilën ka shkaktuar katastrofë humanitare duke detyruar popullatën në uri dhe pa ujë.
Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ndaj shumë rajoneve, kryesisht në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës ndërsa edhe anijet dhe njësitë e artilerisë së ushtrisë izraelite shënjestruan Gazën nga deti dhe toka.
Bëhet e ditur se 7 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmit ndaj shtëpisë së familje Abu Safer në zonën Al-Hakkar në Deir Al-Balah në pjesën qendrore të Gazës.
Krahas qytetit Rafah ku janë strehuar palestinezët e detyruar të migrojnë nga vende të ndryshme të Rripit të Gazës, avionët luftarakë izraelitë vranë të paktën 10 persona dhe plagosën shumë të tjerë në sulmet e tyre ndaj qytetit të Gazës në veri dhe në Khan Younis.
Burimet e shëndetësisë thanë se pas tërheqjes së Izraelit nga veriu i Rripit të Gazës, dhjetëra trupa kanë mbërritur në spitalin "Kamal Adwan".
Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.238 palestinezë si dhe janë plagosur 66.452 të tjerë.
Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata./aa