Vizitueshmëria në Kalanë e Rozafës ka ardhur në rritje. Muaji janar i këtij viti shënoi të tjera shifra pozitive me 961 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ftoi të gjithë të apasionuarit pas historisë ta vizitojnë Rozafatin, për t’u njohur me historinë e për të kaluar një ditë plot aventura të paharrueshme në kala.
Sipas statistikave të publikuara nga DRTK Shkodër, nga 1-31 janar i 2024, kalaja u vizitua nga 3542 vizitorë, ndërsa një vit më parë kjo shifër arriti në 2581 persona.
Krahas vizitueshmërisë janë rritur dhe të ardhurat nga shitja e biletave, në masën 20, 6%./ata