Zëvendës shefi i Misionit të ShBA-ve në NATO, Richard Holzeple, ka thënë se Shtetet e Bashkuara shpresojnë në përparim të dialogut Kosovë-Serbi.

Shefi i Misionit të ShBA-ve në NATO tha se dialogu duhet të jetë e një rëndësie primare për të dyja shtetet, në mënyrë që të zvogëlohet nevoja për praninë e misionit ndërkombëtar të KFOR-it, duke mos dashur të vlerësojë se sa do t’i duhet NATO-s në misionin e tij në Kosovë.

 

Holzeple këto i tha në disa media me ndikim nga Serbia në Bruksel, i pyetur se si e sheh situatën në Kosovë pas 5 vjetësh, ai u shpreh se nevoja e KFOR-it do të jetë e nevojshme, por çfarë është më e rëndësishme është përparimi në dialog.

“Nuk do të parashikoj se sa do të qëndrojë KFOR-i në Kosovë. Shpresojmë se do të ketë përparim në dialog, me ndërmjetësimin e BE-së, që do të krijojë kushte për reduktimin e pranisë ndërkombëtare. Por, e di që aleatët janë duke punuar. Ne kemi treguar aftësinë tonë për të pasur një mision si për një kohë të gjatë dhe për ta përshtatur atë me situatën. Dhe kështu do të vazhdojmë ta bëjmë. Nuk do të paragjykoj tani nëse edhe pas pesë vitesh do të nevojitet KFOR-i. Unë jam më shumë optimist se do të shohim progres politik që do të mundësonte mundësi të tjera”, tha Holzeple, transmeton KO.

“Kjo është një politikë në rajon. Është e nevojshme që të gjitha shtetet në rajon të kenë bashkëpunim produktiv. Ne kemi bërë përparim të rëndësishëm në tre dekadat e fundit, por ka ende punë për të bërë,” tha ai./gazetaere