Banka e Shqipërisë bën të ditur se në dhjetor 2023, stoku i depozitave në euro arriti në 7.3 miliardë euro.
Krahasuar me nëntorin, shtesa e kursimeve ishte vetëm 16 milionë euro, ndërsa në dhjetor 2022, kursimet u rritën me 112 milionë euro.
Operatorët e tregut pohojnë se një prej arsyeve lidhet me dobësimin e euros, që ka bërë që shumë emigrantë të mos vijnë në vend, duke sjellë si rrjedhojë dhe më pak valutë.
Me bazë vjetore, depozitat në euro janë rritur me 15.5% në 2023-n, ose rreth 920 milionë euro më shumë.
Muaji më pozitiv ishin korriku e gushti, ku kursimet në euro në banka u shtuan përkatësisht me 130 dhe 286 milionë euro. Shtesa vjetore në 2023 është pothuajse e njëjtë me shtesën e vitit 2022./ata