Krerët e diplomacive të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën të hënën (5 shkurt) në kryeqytetin italian për të diskutuar mbi rrugëtimin e gjashtë vendeve ballkanike drejt integrimit evropian.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani, ka qenë mikrpitësi i takimit në Romë, ku morën pjesë ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, së bashku me homologet nga Italia, Republika Çeke, Kroacia, Sllovakia, Greqia dhe Sllovenia.
Ministri Tajani tha se do të bëjnë përpjekje që të bindin shtetet e tjera anëtare të BE-së që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e familjes evropiane para vitit 2030. Për kryediplomatin italian shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë me tepër prioritet se Ukraina për anëtarësimin në BE sepse presin ta realizojnë këtë aspiratë prej një kohe të gjatë.
"Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, "tha pranimin deri në vitin 2030; besoj se mund ta bëjmë më herët", tha ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani në një konferencë për shtyp të organizuar pas takimit. Tajani përsëriti se Italia mbështet "përshpejtimin" e procesit të zgjerimit të BE", shkruan Ansa.