Në çdo bashki të vendit vijon mbjellja e pemëve të siguruara nga fondi zgjedhor i Partisë Socialiste.

 

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga mbjellja e pemëve në bashkitë Bushat, Vau i Dejës, Tiranë, Lushnjë, Dropull e Delvinë.

 

“Hap pas hapi në këtë rrugëtim të gjelbër drejt 14 majit, ku do të mbjellim mbi 25 mijë pemë, falë shkurtimit të shpenzimeve elektorale të Partisë Socialiste”, tha Rama.

 

Partia Socialiste hapi në 11 prill fushatën për zgjedhjet e 14 majit dhe një pjesë e fondeve të akorduara nga KQZ për zgjedhjet po shkojnë për mbjelljen e pemëve. Me mbjelljen e pemëve do të ketë më shumë gjelbërim në qytetet e vendit.