Të paktën 27.585 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës të bllokuar që nga fillimi i sulmeve izraelite, duke përfshirë të paktën 107 të vrarë në 24 orët e fundit.

Prej 123 ditësh Izraeli po kryen sulme të ashpra në Rripin e Gazës, ku banorët janë privuar nga ushqimi, uji dhe gjërat elementare të jetës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite kryen 12 masakra të tjera në 24 orët e fundit, duke vrarë të paktën 107 palestinez dhe plagosur 143 të tjerë.

Numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite është rritur në 27.585 dhe numri i të plagosurve në 66.978.

Në deklaratë thuhet se trupat e viktimave ende gjenden nën rrënoja dhe në rrugë, të cilat shërbimet kompetente nuk po mund të arrijnë deri tek to për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite dhe bllokadës./aa