Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Mumtaz Zehra Baluch, ka deklaruar se nuk kanë ndërmend të përshkallëzojnë situatën me Teheranin pasi vendi i saj filloi një sulm ajror kundër "terroristëve" në Iran.
Në deklaratën e saj në konferencën javore për media, Baluch theksoi se Pakistani dëshiron marrëdhënie paqësore me të gjitha vendet, përfshirë Iranin.
"Megjithatë, ne deklaruam gjithashtu se siguria dhe sovraniteti i Pakistanit janë të shenjta dhe se Pakistani është i gatshëm të mbrojë veten", theksoi Baluch.
Baluch tha se ata nuk kishin ndërmend të përshkallëzojnë situatën me Teheranin pasi Pakistani filloi një sulm ajror kundër "terroristëve" në Iran.
Duke theksuar se Pakistani ka zgjedhur gjithmonë rrugën e dialogut dhe do të vazhdojë të krijojë marrëdhënie me fqinjët e tij për të siguruar paqen, Baluch tha se Pakistani e sheh popullin iranian si mik dhe vëlla.
Baluch tha se ata besojnë se dialogu dhe bashkëpunimi janë thelbësore për të përballuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë kërcënimin e terrorizmit.
Ajo tha se nuk ka asnjë palë të tretë që vepron si ndërmjetës dhe se Pakistani dhe Irani kanë kanale të ndryshme komunikimi.
Ajo tha se kryeministri Anvarul Hak Kakar, i cili ndodhet në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe ministri i Punëve të Jashtme, Jalil Abbas Jilani, i cili ndodhet në Ugandë, do të anulojnë vizitën e tyre dhe do të kthehen në vend për shkak të zhvillimeve./aa