Një fëmijë 12-vjeçar është shpëtuar nga rrënojat 260 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Türkiyen jugore javën e kaluar.

I mituri Osman Halebiye është shpëtuar nga ekipet në Hatay, një nga rajonet e prekura rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit, të cilat janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

 

Fëmija është dërguar në spital me ambulancë.

 

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

 

Sipas shifrave të fundit, mbi 38 mijë njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta.

 

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiyen jugore në interval prej më pak se 10 orësh./AA