Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se gjatë muajit janar 2024 janë paraqitur për testim mbi kontrollin teknik 31768 mjete, ose 18.5% më shumë se në janar 2022.

Sipas DPSHTRR-së, 33% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë, ku 92.1% e mjeteve të testura janë automjete 4+1 – 8+1 vende. Ndërkohë 34% e totalit të mjeteve të testuara janë ritestuar ose 10% më shumë krahasuar me Janar 2022.

DPSHTRR informon se 38% e mjete të testuara, ose 12% më shumë krahasuar me Janar 2022, nuk e kanë kaluar testimin si pasojë e problematikave të ndryshme.

Ndërsa 669 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare janë çregjistruar përgjithmonë./ata