Kryeministri Edi Rama uroi sot presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev për rizgjedhjen e tij.

Rama u shpreh se Aliyev është lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara, teksa theksoi se, shumë shpejt do të hapet ambasada shqiptare në Baku.

“Urime të përzemërta mikut tim të dashur Ilham Aliyev për rikonfirmimin e tij si lider i padiskutueshëm i Azerbajxhanit mik, një vend i mrekullueshëm me njerëz të zellshëm, punëtorë, të cilët, nën udhëheqjen e tij, po bëjnë hapa të mëdhenj përpara! Mezi pres të ndihmoj në hapjen e Ambasadës së re Shqiptare në Baku shumë shpejt”, u shpreh ai.

Media shtetërore në Azerbajxhan njoftoi sot në mbrëmje se Ilham Aliyev është fitues i zgjedhjeve të parakohshme presidenciale

Pas mbylljes së më shumë se 6 500 qendrave të votimit në vend, media shtetërore e Azerbajxhanit publikoi rezultatet që tregonin se Aliyev mori midis 92,4% dhe 93,9% të votave.

Votimi i sotëm, në të cilin morën pjesë pothuajse 77 përqind e votuesve me të drejtë vote, sipas komisionit zgjedhor, i siguron Aliyev edhe shtatë vite të tjera në krye të Republikës së Kaukazit Jugor të pasur me naftë në Detin Kaspik./ata